Valverde: Ne e ndalëm lojën e Interit

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ernesto Valverde ka thënë se Barcelona e ka merituar fitoren 2-0 ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Klubi katalonas e dominoi lojën në “Camp Nou”, edhe pse kishin në mungesë superyllin, Lionel Messi, i cili ishte në tribuna për shkak të lëndimit në krah, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë vërehet mungesa e Messit. Ne e kemi ndaluar lojën e tyre gjatë gjithë lojës”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme. Mendoj se ne reaguam shumë mirë”.

“Ata janë një skuadër sulmuese, mirëpo ne ishim më të mirë. Arthur luajti shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

Me këtë fitore Barcelona është në vendin e parë të grupit, 3 pikë më shumë se Interi në vendin e dytë. /Gazeta Express/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme