Valverde reagon ashpër për kartonin e kuq të Lenglet

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 10:02 | Nga

“Nuk ishte agresion”, tha Valverde.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar kartonin e kuq që e mori Clement Lenglet ndaj Gironas.

Ai tha që Lenglet nuk ishte agresiv, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë nuk e kam parë momentin që Lenglet në televizion. Kam shikur vetëm një fotografi. Është e mundshme që të ketë pasur ndonjë përplasje, por unë mendoj se është hera e parë që lojtari, i cili është dërguar jashtë me karton të kuq, merr apologjitë e kundërshtarit”, deklaroi Valverde.

“Ky nuk ishte rast për karton të kuq. Unë mendoj se nuk ka agresion, madje në fillim mendova se gjyqtari ishte duke shkuar te VAR për të parë situatën e lojtarit të Girona”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme