Ernesto Valverde e ka pranuar se është plotësisht faji i tij që Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, përkundër para një jave e kishte fituar ndeshjen e parë çerekfinale me rezultat 4-1.
Roma kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë golit të shënuar si mysafir, pasi mbrëmë fitoi 3-0 në shtëpi, raporton Gazeta Express.
“Nuk kishim asnjë përgjigje, çdo gjë shkoi në favor të tyre dhe ne vuajtëm ta zhvillonim lojën tonë”, e ka pranuar Valverde.
“Unë jam përgjegjës për këtë absolutisht, unë jam koka e ekipit dhe përgjegjësia ishte e imja”, shtoi ai.
“Ata na detyronin të luanim me topa të gjatë duke na bërë presion. Roma ishte skuadër shumë e fortë, fizikisht patëm shumë probleme”, theksoi ai.