Presidenti i tanishëm i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se do të garojë edhe një herë për këtë pozitë.
78-vjeçari, ish-lider i të Gjelbërve synon mandatin e dytë gjashtëvjeçar, çfarë thuhet se do ta limitojë numrin e kandidatëve në garën presidenciale, raporton Reuters.
Dy partitë më të mëdha në parlament, OVP dhe Social Demokratët kanë thënë se nuk do të nxjerrin kandidat nëse Van Der Bellen rikandidohet.