Luka Modric ka ndërprerë hegjemoninë e Cristiano Ronaldo e Lionel Messi për fitoren e Topit të Artë, e tani edhe kandidatë të tjerë shpresojnë të përsërisin atë që bëri mesfushori kroat.
Pavarësisht se është vështirë të krahasohesh me argjentinasin e portugezin, ka nga ata që falë sukseseve sezonale mund të bëjnë surprizën vërtetë.
Në kampin e Liverpool, në fakt, Virgil Van Dijk mendon se ka ardhur koha të ndryshojë përsëri vlerësimi për Topin e Artë. Është mes kandidatëve kryesorë për, por hollandezi do trofeun.
Protagonist absolut në një sezon fantastik me Reds, mbrojtësi është nën/kampion në Premier League e, fitues i Champions League, por edhe finalist i Nations League me Hollandën.
“E kuptoj që për një sulmues ose një numër 10 është më e lehtë ti fitojë këto tituj, është më bukur ti shohësh në aksion”, pranoi Van Dijk, që pastaj hidhet në sulm: “Ndoshta është momenti të ndryshojë”.
Është ai mes kandidatëve kryesorë për tu zgjedhur më i mirë i kontinentit bashkë me shokët Salah e Alisson: “Për mua është një nder që njerëzit flasin, por cfarë mund të bëj? Nuk kam influencë për këtë cështje”, ka përfunduar mbrojtësi