Vanessa Bryant rrëfen dashurinë për Giannan, pas ceremonisë së mbajtur në shkollën e saj

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Vanessa Bryant vazhdon ta vajtojë humbjen e bashkëshortit të saj, Kobe Bryant, dhe vajzës 13-vjeçare Gianna, të cilët vdiqën bashkë me shtatë persona të tjerë më 26 janar, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Dhjetë ditë pasi ndodhi kjo tragjedi që e ka tronditur të gjithë botën e sportit, Vanessa Bryant e postoi një mesazh në llogarinë e saj në Instagram, të cilin ia dedikoi vajzës së saj Giannas.

“Oh Zot, më mungon shumë. Kam qenë shumë me fat që jam zgjuar dhe e kam parë fytyrën tënde të bukur për 13 vjet. Do të doja shumë të kishte qenë ashtu deri sa të merrja unë frymë për herë të fundit”, ka shkruar Vanessa.

“Mami të do ty shumë, deri në hënë e sërish deri në tokë. Deri në infinit plus një”

https://www.instagram.com/p/B8NB731gaVr/?utm_source=ig_embed

“Gigi im, të dua! Më mungon. Na ke mësuar të gjithëve se asnjë veprim mirësie nuk është kurrë shumë i vogël. Mami është ende dhe do të jetë gjithmonë krenare me ty, mamacita”, shtoi Bryant.

https://www.instagram.com/p/B8NVpT6ATBO/?utm_source=ig_embed

Këto fjalë ajo i shkroi mbi një fotografi të ceremonisë përkujtimore të një gjimnazi për vajzën e saj, ku u shkrua emri i Giannas me lule. Ajo pastaj i postoi edhe disa video nga ajo ceremoni.

https://www.instagram.com/tv/B8NSLP6gGDd/?utm_source=ig_embed

Është e paqartë se kur ndodhi kur ceremoni dhe kush i bëri fotografitë dhevideot.

“Ajo ishte zemra dhe shpirti i skuadrës”, tha profesori i edukatës fizike në shkollën ku mësonte Gianna. “Shpirti i saj konkurrues ishte infektiv”./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme