Ekonomia Online
FUNDIT

Varhelyi për liberalizimin: Komisioni vlerëson se Kosova ka përmbushur kushtet

Varhelyi për liberalizimin: Komisioni vlerëson se Kosova ka përmbushur kushtet

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mezi presin të punojnë me  qeverinë e re sa më shpejt që ajo të formohet. “Shpresojmë të shohim më shumë stabilitet politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të mund të shpejtojë procesin e reformës, […]

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mezi presin të punojnë me  qeverinë e re sa më shpejt që ajo të formohet.

“Shpresojmë të shohim më shumë stabilitet politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të mund të shpejtojë procesin e reformës, përfshirë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në agjendën e saj evropiane”.

Ai gjatë “Forumit Ekonomik të Tiranës” që po mbahet online ka folur edhe rreth procesit të vizave për kosovarët.

“ Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur. Sidoqoftë, jo të gjitha shtetet anëtare janë bindur ende. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës t`i drejtohen vendeve anëtare të BE-së për të adresuar shqetësimet e mbetura”, ka thënë Varhelyi, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme