Një varkë me trupat e pajetë të 10 emigrantëve arriti në Sicili, së bashku me dhjetëra njerëz që u shpëtuan këtë javë teksa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun.
Ekuipazhi i anijes Geo Barents, e drejtuar nga organizata humanitare Mjekët pa Kufij (MSF), gjeti trupat në një varkë të mbushur me njerëz 30 milje detare nga brigjet libiane, raporton reuters.
Ata besohet se kanë vdekur nga mbytja pasi kaluan 13 orë në kuvertën e poshtme të varkës ku ndjeu një erë të fortë karburanti, njoftoi MSF.
Rreth 186 persona të shpëtuar në tre operacione të veçanta në ujërat ndërkombëtare do të zbarkojnë në Messina, një port në ishullin jugor italian, tha MSF.
Në mesin e emigrantëve, kryesisht nga Afrika, janë 61 të mitur gjersa më i vogli është një foshnjë vetëm 10 muajshe.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit në Itali kanë zbritur 59.702 emigrantë, krahasuar me 32.476 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. MSF tha se rreth 1200 emigrantë kanë vdekur gjatë këtyre udhëtimeve deri më tani.