Varkës me kokainë i vihet flaka në mes të detit

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Rreth 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Marina Mbretërore britanike në Karaibe, ndërsa janë vënë në pranga edhe 3 persona, para se varka të shpërthente në flakë.

Anija britanike HMS Medway zbuloi varkën pranë Republikës Domenikane, ndërsa më pas u arrestuan 3 trafikantët, ndërsa u zbulua edhe kokaina, e cila nëse do të kishte mbërritur në Britani do të kapte një vlerë prej 24 milionë paundësh.

Më pas, varka u shkatërrua për t’u siguruar që ajo të mos përdorej më për aktivitete të paligjshme.

Të ngjashme