Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit.
Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave, ndërsa viktimave iu dha sot lamtumira e fundit.
Familjarët e të ndjerëve akuzuan mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vdekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.
Djali i viktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.