Vendi ku zakonisht i kulloste delet u bë fatkeq për Sami Halimin, 40 vjeçar.
Bariu i Bjeshkëve të Kuklibegut të Dragashit e gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës pas goditjes nga rrufeja, njofton Klan Kosova.
I ndjeri është varrosur në varrezat e fshatit në fjalë këtë të enjte, ndërkaq për rastin rrëfeu vëllai i tij i cili tregoi se kur e pa viktimën kishte kërkuar ndihmë edhe tek bashkëfshatarët.
Në vendin e ngjarjes u konstatua se rrufeja i vrau edhe 13 dele e që për groposjen e tyre e mbikqyri inspektori i Komunës se Dragashit.