Vasfije Krasniqi: Nuk duhen negociata, pa u dënuar krimet – paralajmërohen dëshmi në kërkim të drejtësisë

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 17:37 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar Shoqata Drejtësi për të Gjithë (DPG), e cila është themeluar me iniciativë të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ekonomia Online. Vetë Fasfija, pranon se nuk është e lehtë për të dhe 20 mijë të tjerë që e kanë përjetuar këtë krim. Por ajo pati një mesazh që nuk duhet të ketë negociata pa u dënuar krimet e luftës.

“Nuk po du me fol për rastin tem se u bë e tepërt dhe nuk e kam lehtë. Nuk ka qenë lehtë për mu në moshën 17 vjeçare me lyp drejtësi. E di që mundemi me bë më shumë për krejt krimet që i ka bë Serbia. Asnjë storie e dhunës nuk është e lehtë nuk krahasohen storiet. Edhe një më qenë është tepër e jo më që jemi 20 mijë veta. Unë tani do të kërkoj drejtësi edhe në Kongres Amerikan, me kërku drejtësi për rastin tem dhe rastet tjera. Nuk duhet negociata pa u dënu krimet”, u shpreh Krasniqi – Goodman.

Se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, e thotë edhe vëllai i Vasfijes, Nafi Krasniqi. Ky i fundit i cili do të drejtojë shoqatën “Drejtësi për të Gjithë”, akuzoi institucionet për mospërkrahje. Sipas tij, organizata e sapo hapur, ka për qëllim t’i përkrahë të gjitha viktimat e dhunës.

“Është problem me kuptu çka ndjenjë një familjen e dëmtuar. Ma shumë se sa çka kanë bërë serbët qenka më e rëndë kur institucionet nuk janë pjesë e përkrahjes. Edhe pse patëm synim drejtësia me shkun në vend ajo na është mohu, është bëre një krim i dytë. Shumë shpejtë kemi me dal me raport çka ka ndodhë me rastin tonë sa i përket drejtësisë pasi po ka edhe disa jo informata te sakta. Jo pse nuk besojmë në shoqatat tjera, deshëm me kriju diçka vet për shkak te ndjeshmërisë. Kemi formuar një shoqatë e cila do të merret me hulumtim, dokumentim dhe faktim, që t’i mbështesim viktimat e dhunës. Ne do të fokusohemi më shumë në drejtësi pasi shohim jo seriozitet në ketë institucion. Po vërehet mbështetja e institucioneve tona për me na mbështet me na përkrahë. Është zhgënjyese kisha me i lut deputet që janë këtu se kanë obligim moral me shërbyer vendit”, tha Krasniqi.

Ajo e cila e ka mbështetur Vasfijen dhe të gjitha gratë e tjera që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, Feride Rushiti, thotë se me drejtësi për të gjitha viktimat do të gjendet rehatia shpirtërore.

Rushiti e cila është kryetare e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), tha se drejtësia për ato është e vonuar.

“Mendojmë fuqishëm përmes kësaj organizatë të arrijmë të dokumentojmë, mbledhim fakte. Organizatë kjo që i ka munguar Kosovës. Shpresojmë dhe besojmë që do ta kemi një lloj rezultati edhe pse është sfidues. S’duhet me u ndal duke kërkuar drejtësi. Pa pas drejtësi s’mundemi me gjet rehati shpirtërore”, u shpreh Rushiti, raporton EO.

Eksperti i çështjes së të drejtave të njeriut, Valon Murati, ka thënë se krimet që janë bëre nga Serbia nuk janë ndëshkuar madje ai ka shtuar se Serbia po tenton të tregohet viktimë.

“Nuk është e lehtë të mbajmë fjalim në rrethanat që jemi, por është edhe krenari që kemi arrit me nxjerrë një njeri që tregon për ato që kanë ndodhë në Kosovë. Krimet e luftës mbesin ende te pandëshkuara, shteti që në mënyrë sistematike i ka kryet ato nuk kërkon as falje dhe e shpreh vetën si viktimë. Një krim dhe tri lloj padrejtësi janë kryer ndaj viktimave, krimin e dhunës seksuale e ka kryer Serbia. Padrejtësia e dyte ka ndodh brenda familjeve tona janë gratë e traumatizuara, janë të stigmatizuara. Pas përfundimit të luftës ndërkombëtarët duke menduar që është bëre mjaftueshëm për Kosovën, nuk kanë qenë të përkushtuar ndaj krimeve të kryera nga pushtetit serb”, u shpreh Murati.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2360819347464449/

Të ngjashme