Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për të luftuar dhunën seksuale në luftë

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Përderisa Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në luftë shënohet të shtunën, deputetja kosovare Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje që t’i jepet fund kësaj dukurie.

“Secili prej nesh nëpër botë ka aftësinë të mblidhemi së bashku dhe të avokojmë për fundin e dhunës në mjediset lokale dhe jo-lokale për një të ardhme më të mirë”, shkroi Krasniqi-Goodman në Twitter.

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë.

Krasniqi-Goodman është viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë dhe është e para grua që ka folur publikisht për tmerrin e përjetuar.

Të ngjashme