Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kosovës kanë arritur fitore në duel me Maqedoninë e Veriut, me rezultat minimal 1-0, falë golit të Liridona Sylës.
Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të. Në pjesën e parë Dardanet nuk ishin as hija e ekipit nga ndeshje e parë, derisa në pjesën e dytë ishin më konsoliduara dhe me një angazhim më të madh dhe disa sulme të pareshtura arritën të shënojnë golin e fitores.
“Ishte një ndeshje e plogësht, ku e detyruam të bëjmë disa zëvendësime, madje qysh në pjesën e parë. Natyrisht se për ekipin e tonë dy ndeshje në tri ditë është pak e vështirë. Si do që të jetë fitorja ishte e merituar dhe na mbetet shumë për të punuar”, ka deklaruar përzgjedhësja Afërdita Fazlija, citon faqja e FFK-së.
“Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar”, është deklarata e golashënueses Liridona Syla.
Stadiumi: Kompleksi i FFM Shkup
Gjyqtare: Irena Velevaçkovska, Angela Domazetovska, Beti Petkosa e Moarija Kosneska.
Maqedonia e Veriut: Reçi, Veleska(Janovanovcska), Bosheska, Kolarovska, Maksuti(, Markovska, Mustafi, Jankovska(Petrovska), Salihi, Zhvikij e Ristovska.
Kosova: Kolgeci, Syla, Kryeziu, Gashi, V. Berisha, Tahiri(Kastrati), Misini, Lulaj(Ramadadani(Rexhepi), Emerllahu(Musaj), Halilaj e Biçkaj.