Njohësi i Integrimeve Evropiane, Besnik Vasolli, e vlerëson si pozitive që SHBA dhe BE e cilësuan si të duhur aksionin e javëve më parë në veri të vendit.
“Raporti i Komisionit Evropian vlerëson që në veri të vendit krimi dhe korrupsioni janë ndër sfidat kryesore dhe asnjë përfaqësues vendor ose i huaj duk do të duhej të kishte rezerva për aksionet e policisë”, është shprehur Vasolli.
“Duhet parë gjërat pozitivisht dhe është pozitive që SHBA dhe BE janë pajtuar që aksioni nuk ishte i gabueshëm dhe që reagimet e popullatës dhe të tjerëve nuk ishin të duhurat”.
Vasolli në Info Magazine ka theksuar se lejimi i krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim për Kosovën dhe në veçanti për bashkësinë ndërkombëtare.
“E kuptoj që SHBA dhe të tjerët kanë kontribuuar që Kosova të jetë multietnike dhe zbatimi i një marrëveshjeje që krijon asociacion monotoenik do të ishte gabim i pafalshëm i bashkësisë ndërkombëtare”.
“Kjo do ta çonte Kosovën dhe rajonin në një rrugë të paqartë dhe të rrezikshme”.