Vatikani është në përgatitje të një samiti në fund të kësaj jave rreth çështjes së abuzimeve seksuale brenda Kishës Katolike.
Peshkopët nga e gjithë bota do të mblidhen të enjten në konferencë katërditore, bashkë me zyrtarët e Vatikanit, ekspertë dhe krerë të urdhrave fetarë, burra e gra, shkruan Euronews.
Tema e këtij takimi është “parandalimi i abuzimit të të miturve dhe të rriturve”, dhe vjen tentativë e 1.3 miliardë anëtarëve të Kishës Katolike për të eliminuar problemin që ka shqetësuar me dekada ata.