Vazhdimi i seancës konstituive në Maqedoni

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 16:05 | Nga

Deputetët e LSDM-së përsëri e paralajmëruan kryesuesin e seancës Trajko Veljanoski se po shkel Rregulloren me atë që nuk pranon kalimin në pikën tjetër.

Në Parlamentin e Maqedonisë sot vazhdoi seanca e dhjetë me radhë konstituive ku në rend dite edhe më tej mbeten pikat e njëjta.

Deputetët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) përsëri e paralajmëruan kryesuesin e seancës Trajko Veljanoski se po shkel Rregulloren me atë që nuk pranon kalimin në pikën tjetër.

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski gjatë debatit në vazhdimin e seancës konstituive në Parlament kërkoi nga kryesuesi i seancës Trajko Veljanoski që të respektohet Rregullorja dhe të kalojë në pikën e rendit të ditës, gjegjësisht në propozimin për zgjedhjen e Komisionit dhe kryetarin e Parlamentit.

“Kërkoj në bazë të nenit 78 paragrafi 2, me mbështetjen e 10 deputetëve të kalohet në pikën 4 të rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Përderisa nuk dëgjoj argument i cili do të hedh poshtë këtë nen, deri atëherë do të kërkoj nga Trajko Veljanovski të vë në votim këtë pikë”, tha Spasovski.

Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja reagoi se kërkesa e LSDM-së për kalimin në pikën për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit asnjëherë nuk ka ndodhur në shtëpinë ligjvënëse.

“Këtë interpretim që e ka LSDM-ja neve na përgjigjej 1000 herë në 10 vitet e kaluara. Ti ndërpresim diskutimet që ata i kanë patur, ti kalojmë ligjet më shpejtë, por ajo asnjëherë nuk ndodhi sepse mirë e dinë sepse nuk është ashtu dhe nuk mban arsyetimi i tyre. Prandaj çfarë nëse një herë zbatohet kjo, atëherë nuk e di se ku do të përfundojmë”, tha Gjorçev, duke shtuar se kanë pasqyrë të qartë në Rregulloren.

Vazhdimi i seancës konstituive pason menjëherë pas iniciativës që e dorëzoi LSDM-ja, e mbështetur nga ana e deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lëvizjes BESA. Kjo iniciativë e shumicës së re parlamentare numëron 67 deputetë nga gjithsej 120 deputetë të Parlamentit të Maqedonisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme