Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pas bashkpartiakëve të tij ka sulmuar KFOR-in për barrikadat në veri.
Basha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse KFOR-i dëshironi të qëndrojë siç tha ai, indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm sipas tij, duhet të lëshojë rrugë sepse policia është deklaruar që ka kapacitete me i largu pengesat.
“KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtruar mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndruar indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hekë pengesat, por m’u nënshtruar asnjëherë!”, ka shkruar Basha.
Postimi i plotë i Bashës:
Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!
A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!
Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!
KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!