Pas Andy Murrayt edhe një pretendent për titullin e kampionit është eliminuar prej turneut më të madh të tenisit Uimbledon.
Në fakt, serbi e ka dorëzuar meçin në setin e dytë ku ishte duke humbur 0:2 ne gejma. Seti i parë ishte i barabartë por u vendos në tie break (7:6) në favor të tenisit çek, të cilin serbin e kishte mposhtur për herë të fundit në gjysmëfinalen e Uimblendonit në vitin 2010. Ai në gjysmëfinale të premtën do të takohet me zvicëranin Rogjer Federer i cili sot në gjysmëfinale arriti pas fitores bindëse (3:0) ndaj kanadezit Millos Raoniç. Në gjysmëfinalen e dytë takohen Marin Cilic (CRO) dhe Sam Querrey (USA).