Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 10:51 | Nga

Kreu i LSDM-së dhe njëherësh mandatar për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do t’i vazhdojë bisedimet me partitë politike parlamentare, të cilat me firmat e tyre u bënë pjesë e shumicës parlamentare.

Raportohet se Zaev sot do të zhvillojë një takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ky i fundit për sot ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, e para pas zhvillimeve të 27 prillit në Kuvend, kur ai u lëndua rëndë nga njerëzit e Gruevit të VMRO-së.

Të ngjashme