Vazhdojnë hetimet në shtëpinë e Iran Badallit në Zhur ku u vra polici

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ende po vazhdon të bëjë hetime në shtëpinë e Iran Badallit në Zhur të Prizrenit ku mbrëmë shpërtheu një bombë kur njësia speciale anti-drogë hyri pasi gruaja e tij raportoi se aty kishte armë dhe drogë.

Nga shpërthimi mbeti i vrarë polici Sami Thaqi dhe dy të tjerë u lënduan rëndë, njofton Klan Kosova.

Pa lëndime nuk shpëtoi as djali 12 vjeçar i të dyshuarit, për të cilin Klan Kosova mëson se është duke u trajtuar në spital dhe nuk ka plagë të rënda.

Dy policët e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur shikimin si pasojë e shpërthimit.

Polici i ndjerë do të varroset sot në Malishevë në ora 15:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme