Vazhdojnë ndryshimet në Polici: Zëvendësohet komandanti i Stacionit Policor në Podujevë

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të ndryshimeve që janë duke u bërë në Policinë e Kosovës sot është ndërruar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi.

Në vend të tij është vendosur Major Nijazi Jashari.

Po ashtu pritet të këtë edhe ndryshime të tjera brenda Policisë së Kosovës.

Kujtojme se sot eshte degraduar edhe Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazmi Sahiti.

Telegrafi mëson se pritet tëketë edhe ndryshime të tjera në strukturën e policisë.

Ndryshe, sot gjatë ditës Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Sahiti pritet të transferohet në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejorinë Rajonale të Prishtinës.

Të ngjashme