Vazhdojnë përmbytjet në Arizona, pamjet tregojnë tmerrin

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Qytete në Arizona janë përmbytur nga stuhia e fuqishme që preku zonën.

Shërbimi i Motit paralajmëroi përmbytjet, derisa uji dëmtoi dhjetëra shtëpi, vetura dhe objekte të mëdha, raporton CNN.

“Është përmbytja më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë”, ka thënë një përdorues i rrjeteve sociale që publikoi një video.

Pas zjarreve, mungesës së energjisë elektrike dhe vdekjeve nga temperaturat e larta, Amazona, por edhe disa shtete rreth saj, parashikohet të pësojnë përmbytje edhe ditëve në vijim.

Shërbimi Hidrometeorologjik tha se në perëndim të vendit pati reshje rreth 2.5 cm.

Të ngjashme