Kanë vazhduar për natën e tretë me radhë, protestat kundër rritjes së taksave dhe masave shtrenguese, në Jordani.
Policia shpërndau gaz lotsjellës dhe bllokoi rrugët në kryeqytetin Amman për të ndaluar protestuesit që të afroheshin me zyrën e kabinetit qeveritar jordanez.
Protestuesit thonë se një projekt-ligj i ri tatimor i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.
Mbreti Abdullah ka bërë thirrje për kompromis nga të gjitha anët.
Disa mijëra protestues që këndonin slogane anti-qeveritare dhe duke bërë thirrje që Mbreti Abdullah të shkarkojë Kryeministrin Hani Mulki po mbajnë vigjilje pranë zyrës së kabinetit, transemton Klan Kosova.