Ekonomia Online
FUNDIT

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë. Dje ka dëshmuar Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes, i cili ka deklaruar se arrestimi i Salih Mustafës është i padrejtë. Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të […]

Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Dje ka dëshmuar Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes, i cili ka deklaruar se arrestimi i Salih Mustafës është i padrejtë.

Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Gjatë muajit prill, ai pritet të mbajë edhe pesë seanca të tjera gjyqësore.

Gjykimi ndaj Mustafës do të fillojë në ora 09:30.

Të ngjashme