Vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit nga prokurorët specialë në Prishtinë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 12:44 | Nga Përparim Bublaku

Ali Ahmeti, ish-ushtar i UÇK-së, tani udhëheqës i BDI-së në Maqedoni, është duke dhënë dëshminë e tij në Prishtinë para prokurorëve të Dhomave të Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti është i ftuar më cilësinë e dëshmitarit në rastin e Thaçit dhe Veselit.  Ai do të intervistohet edhe gjatë ditës së enjte.

Gjykata Speciale kishte bërë publike paralajmërimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, të dyshuar siç thuhet në komunikatën e Speciales për dhjetëra vrasje.

Bashkë me Thaçin e Veselin akuzohet edhe disa persona tjerë, por që emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme