Lirimi i pronave të uzurpuara, vazhdon tash në Shkabaj

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 17:59 | Nga

Në vazhdën e lirimit të pronave të uzurpuara, Policia e Kosovës e ka zhvilluar aksionin e saj edhe gjatë ditës së sotme.

Ky operacion rezultoi me sekuestrimin e përkohshëm të pronës së uzurpuar në fshatin Shkabaj në Prishtinë.

“Policia e Kosovës sot me datë 07.07.2016, në vazhdën e angazhimeve për lirimin e pronave të uzurpuara, konkretisht në funksion të realizimit-zbatimit të Urdhëreses së Gjykatës Themelore në Prishtinë për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së uzurpuar në fshatin Shkabaj në Prishtinë ka realizuar planin operativ ,,Uzurpimet 3”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç vlerëson Policia, gjatë realizimit të urdhëresës nuk është paraqit ndonjë pengesë, përderisa objektet e sekuestruara janë shenjëzuar me njoftimin se janë nën mbikëqyrjen e policisë. Ka kohë që Policia e Kosovës ka nisur t’i lirojë pronat e uzurpuara, por një veprim të tillë ende nuk e kanë realizuar në Mitrovicën e Veriut e që është dashur të bëhej me asistimin e AKP-së, edhe pse lajmi.net kishte dokumentin sipas të cilit një veprim i tillë ishte i paralajmëruar kohë më parë, por i njëjti nuk u realizua kurrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme