Në Shirokëpo vazhdon rregullimi i rrugëve, të cilat janë në interes të banorëve të kësaj ane.
Aty për të parë ecurinë e punëve, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Rruga e cila po ndërtohet për momentin në Shirokë, do t’a mundësojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj lagje.
Gajtë vizitës, kryetari Muharremaj, është shprehur: “do të vazhdojmë me punë të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, aty ku është më së shumti e nevojshme”.
Kryetari, ka shtuar se: “Puna do ketë intenzitet të shtuar dhe projektet do të realizohen sipas parashikimit”.