Një e dyshuar është arrestuar dje në Pejë pasi kishte vazhduar ndërtimin e shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit.
Nga policia thonë se e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.