Një zyrtar tajlandez tha se faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë, ka nisur.
Narongsak Osottanakorn, udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestit do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.
Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë nga shpella tetë vetë.
Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur janë bllokuar brenda si pasojë e përmbytjeve nga shirat.
Ata janë zbuluar të gjallë javën e kaluar.
Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.