Vazhdon pastrimi i pikave kufitare

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 16:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Let’s Do It Kosova” ka organizuar një aksion tjetër të pastrimit por kësaj here tek pika kufitare Kosovë-Serbi. Në këtë aksion të pranishëm ishin ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ministrja e Mjedsit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se janë duke punuar në trajtimin e mbeturinave dhe gjelbërimit të hapësirave.

“Pas aktivitetit të djeshëm ne sot kemi ardhur në Merdare për të pastruar edhe këtë pjesë kemi filluar për nder të festave të pavarësisë për 10-vjetorin të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky është një projekt I ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ka filluar dhe do të zgjas gjatë tërë vitit ku ne do të arrijm që ta pastrojmë gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta gjelbërojmë gjithë Republikën e Kosovës në të njëjtën kohë jemi duke punuar në një trajtim të menagjueshëm të gjitha mbeturinave. Mendojmë që është një projekt i rëndësishëm për vendin tonë. Ne do të bëjmë një Kosovë ashtu siç ne e duam ashtu siç e meritojnë qytetarët e gjithë republikës, ne do ta pastrojmë gjithë vendin”

Kryetari I komunës së Podujevës Agim Veliu tha se aksione të tilla janë të nevojshme.

“Me kënaqësi ju kam bashku këtij aksioni, është e nevojshëm që të bëjmë aksione të tilla ta pastrojmë vendin tonë por nuk është e mjaftueshme vetëm të bëjmë aksione të tilla të kohëpaskohshme por për cdo ditë ta merremi me ambientin ta ngrisim vetëdijen edhe të qytetarët që mbeturinat mos ti hudhin vend e pavend por në vende të caktuara dhe sigurisht i mirëpresim edhe këto aksione.

Luan Hasanaj drejtor i Let’s do it Kosova tha se mbështetja e aksioneve të pastrimit nga akteret lokal dhe qendror jep më shumë shpresë për një vend më të pastër.

“Qytetarët e Kosovës janë ata të cilët e kanë pothuajse rolin kryesor në atë që e quajmë kujdes të shtuar për mjedisin e sigurisht kur e shoh që këtyre aksioneve ju dalin në krah dhe bashkohen akterët siç janë akteret lokal dhe qendror më bën të kuptoj që ëndrra jonë që të jetojmë me një vend më të pastër po bëhet realitet”, tha ai.

 

Të ngjashme