Vazhdon përplasja Rama-Meta

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta ka vazhduar ndërmjet rrjeteve sociale për shkak të refuzimit të Presidentit për dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Kryeministri i Shqipërisë e kishte cilësuar si një vendim të turpshëm dhe anti-kushtetues refuzimin e Metës për dekretimin e Cakajt.

Meta në mëngjesin e sotëm i referohet Ramës, duke shkruar se ai nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhej mes tjerash në postimin e presidentit shqiptar në “Facebook”.


Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Ramës, i cili përmes profilit të tij në “Twitter” u kërkon qytetareve të mos e marrin seriozisht statusin e Metës.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktoresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është ne atë fazën kur i bën thirrje popullit për te marre armët, ngaqë s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, ka shkruar kryeministri Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme