Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Edhe gjatë ditës së sotme, e martë, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Procesi i tij gjyqësor pritet të fillojë në ora 9 e 30 dhe të përfundojë në 16.

Deri tani në gjykimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme