Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në punëtorinë e Grupit Punues për rishikimin e Drejtësisë Penale (Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale).
Ministri Tahiri tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që t’i rishikojë dispozitat e kodeve të cilat nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vlerësuar si pengesa eventuale në punën e tyre.
“Kjo me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore, në mënyrë që organet të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet legjislacioni adekuat, i cili mundëson parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, para së gjithash veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha ai.
Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve, të cilat do të jenë objekt diskutimi, në këtë punëtori e cila do t’i vazhdoj punimet edhe nesër.
Punëtoria është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.\
Në këtë punëtori po marrin pjesë dhe përfaqësues nga zyra e BE-së, OSBE-së, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, shoqëria civile, Policia e Kosovës, si dhe ekspert vendës dhe ndërkombëtarë.