Vazhdon regjistrimi i diasporës në Rahovec

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 10:46 | Nga

Regjistrimi i diasporës në Rahovec është duke vazhduar, i cili po bëhet me bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me Ministrinë e Diasporës.

Për të realizuar këtë projekt i cili është i një rëndësie të madhe për diasporën në kuadër të zyrave të Gjendjes Civile në objektin e ri të Komunës janë të vendosur në dy sportele  të veçantë ku janë vendosur të punësuarit  nga ana e Ministrisë së Diasporës.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim, apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova. Regjistrimi i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.

Zyrtarët e angazhuar për regjistrimin diasporës dhe mërgatës deklarojnë së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e këtij procesi dhe njëherit ftojnë bashkatdhetarët e Komunës së Rahovecit që vijnë të paraqiten në sportelin, i cili gjendet tek sportelet e zyrtarëve të Regjistrimit Civil në katin përdhes të objektit të ri të komunës dhe të kontribuojnë që projekti i regjistrimit të diasporës realizohet me sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme