Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punën me seancën për rastin e Astrit Deharit – aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në rrethana ende jo krejt të qarta në qendrën e paraburgimit në Prizren, njofton Klan Kosova.
Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës do të fillojë nga ora 10:00.
Në rend të ditës është votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në rend dite janë edhe disa pika të tjera të cilat janë kryesisht shqyrtime të projektligjeve të ndryshme.