Edhe sot po vazhdon sesioni i dytë i takimit të tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë që po mbahet në Parlamentin e Kosovës, ku po marrin pjesë edhe zyrtarë ndërkombëtarë, si dhe ministra e deputetë të Kosovës.
Në takim u theksua se nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim Kosova (MSA) Kosova rezultatet janë të dukshme, raporton Ekonomia Online.
Kjo marrëveshje i mundëson Kosovës qasjen e lirë në tregun e BE-së dhe zhvillim ekonomik përmes reformave që duhet të bëhen.