Vazhdon viktimizimi i Serbisë: Kosova e keqja e gjithçkaje

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë.

Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’, transmeton lajmi.net.

Theksojmë se presidenti serb një ditë më parë qëndroi në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Mini-Shengenit me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit u kritikua nga politikanë kosovar se po e tradhton shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës.

Të ngjashme