Vdekja e kosovarëve, zbulohen detaje të rënda: Askush s’i ka parë për 48 orë, s’kishte as sinjalistikë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Vdekja e tre kosovarëve në Maqedoninë e Veriut, pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë, ka tronditur vendin.

Autoritetet atje kanë nisur një hetim për aksidentin tragjik, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe detaje për vendin ku automjeti u rrokullis, transmeton Klankosova.tv

Gazetari Adi Qaili në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ka treguar se një pistë hetimi është edhe mungesa e sinjalistikës të rrugës ku ndodhi ndeshja, pasi sipas tij, autostrada nuk ka qenë e përfunduar.

“Fatkeqësisht mungesa e sinjalistikës rrugore është njëra nga pistat që po hetohet nga autoritetet, për shkak se nuk ka pasur sinjalistikë që të mos kalohet nga magjistralja që të shpie nga Shkupi për Bllacë deri te autostrada, por të vazhdohet drejt kufirit. Viktimat janë lidhur më autostradën e papërfunduar. Në momentin e arritjes te shkëmbinjtë, aty dyshohet se ka goditur. Shoferi nuk ka qenë në dijeni se është futur në një rrugë pa krye dhe fatkeqësisht kjo ka ndodhur dy ditë më parë sepse kjo pjesë është e pakalueshme dhe nuk ka arritur askush t’i shoh. Policia ka marrë sinjalin një ditë më pas kur janë raportuar të zhdukur”.

Të ngjashme