Vdekja e Liam Payne, partnerja e tij Kate Casiddy thyen heshtjen

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

E dashura e Liam Payne  Kate Cassidy, është emocionuar teksa reflektonte për momentet e tij të fundit në intervistën e saj të parë që nga vdekja e tij.

Këngëtari i One Direction vdiq në moshën 31 vjeçare  pasi u rrëzua nga një ballkon në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor 2024.

Më shumë se tre muaj më vonë, e dashura e tij  ka kujtuar  ditët e tyre të fundit së bashku.

Influencja  25-vjeçare kishte qenë duke pushuar me Payne para vdekjes së tij, dhe u shfaq në video të ndryshme nga postimet e tij të fundit në Snapchat.

Gjatë bisedës së saj me gazetën britanike, ajo zbuloi se do të donte të kishte qëndruar në vend që të kthehej në shtëpinë e tyre në Florida.

“ Kjo nuk ishte hera e parë që ne  udhëtonim veçmas dhe padyshim që kurrë, nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte.”tha Cassidy për vendimin e saj.

Ajo e përshkroi vdekjen e Payne “një aksident tragjik”, duke theksuar se  nuk mendonte se ai do të vdiste i ri.

Pas intervistes, Cassidy postoi në Instagram duke thënë se dëshironte të ndante një pasqyrë të marrëdhënies me dashurinë e jetës së saj pasi mori mijëra mesazhe nga fansat e tij.

Të ngjashme