Vdekja e nënës, zbardhet dosja e dy mjekëve

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 09:49 | Nga

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Në bazë të veprimeve të deritanishme, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se:

Në datën 16.09.2016 rreth orës 05:00 në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik, “Koço Glozheni” është konstatuar vdekja e pacientes A. C. dhe e fëmijës se saj seksi femër.

E ndjera A. C., e cila ishte në muajin e 9 të shtatëzanisë, është paraqitur në datën 15 shtator 2016 rreth orës 22:30 në Spitalin-Universitar Obsetrik-Gjinekologjik, “Koço Glozheni” në gjendje të rëndë shëndetësore e shoqëruar nga të afërm të saj.

Në vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obstetër gjinekolog, personat nën hetim Helidon Klosi, N. C. e Dritan Deçka, të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e kanë dërguar atë për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu.

Pas vizitës së bërë nga kardiologu, e ndjera është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, për vlerësim nga pneumologu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik, “Koço Glozheni” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas mbërritjes në Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik, “Koço Glozheni” rreth orës 04:00 në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, e ndjera i është nënshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi (fëmija) ishte i vdekur.

Nga mjeket është iniciuar një ndërhyrje kirurgjikale, por më pas edhe 35-vjeçarja A. C. ka ndërruar jetë gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Rreth orës 20:00, të ditës së djeshme Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi, për mjekët: Helidon Klosi, datëlindja 1969 dhe Dritan Deçka, datëlindja 1971.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme