Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në vendin e punës.
Për këtë rast tashmë ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Pejës.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, deklaroi Nikçi
“Trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë”, u shpreh ai.