Mbrëmë në Hungari ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë vdekur dy mërgimtarë nga Kosova.
Viktimat janë Kushtrim Hoxha nga Prizrenit dhe Jetmir Rexhepi nga Rahoveci.
Për vdekjen e tyre sot ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smaj Latifi, i cili ngushëlloi familjet e të ndjerëve.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar ai.