Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:40 në burrë ka pësuar sulm kardiak në Prishtinë, të cilën Policia e cilëson si të dyshimtë.
“Është raportuar se viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar sulm kardiak dhe ka vdekur. Njësit përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës”, thotë PK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.