Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 12:04 | Nga

Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën.

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 14 për rastin.

Vdekja e të burgosurës tash për tash cilësohet ‘e dyshimtë’, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

Mjekësia ligjore është angazhuar menjëherë për zbardhjen e rastit, ka thënë Ahmeti.

Identiteti i të vdekurës nuk është bërë i ditur.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme