Vdekje e dyshimtë në Drenas

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 11:05 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:40 në fshatin Qikatovë e re të Drenasit, ka ndërruar jetë një person.

Siç njofton Policia, viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka rënë nga skelet të cilat ishin të vendosura në këtë objekt dhe i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Gllogoc pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme