Vdekje e dyshimtë në Leposaviq

Prishtinë | 26 Nën 2016 | 10:32 | Nga

Një person është gjetur pa shenja jete afër një rruge në Leposaviq.

Policia e Kosovës e ka kategorizuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Raportohet se afër një rruge lokale është gjetur pa shenja jete trupi i pajetë i një personi. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme