Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të një vdekje të dyshimtë në Komunën e Prizrenit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një burrë derisa ka qenë duke punuar me ekskavator përnjëherë ka rënë në tokë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren 11.02.2021-0840. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar me ekskavator përnjëherë ka rënë në tokë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.