Vdekje e dyshimtë në QMF të Skenderajt

Skenderaj | 23 Jan 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është gjetur i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Qirez të Skenderajt.

Policia e Kosovës e cilësoi si vdekje të dyshimtë, por njoftoi se dyshimet e para janë se u mbyt nga rryma derisa ishte duke punuar, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00.

Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme