Vdes 14-vjeçari në aksident trafiku

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 09:44 | Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Bubq, të Fushë-Krujës, njofton Top Channel.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në fshatin Bilaj, në aksin rrugor që lidh fshatin Bubq me qytetin e Fushë-Krujës, ku një motoçikletë ka përplasur këmbësorin.

14 vjeçari me iniciale K.V. ka mbetur i vdekur nga aksidenti, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e motoçikletës, 68 vjeçarin P.P. dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme